Monday, March 25, 2013

Kanadezi ka jetuar 3 vjet me thikë në shpinë

Mjekët kanadezë kanë hequr një brisk të gjatë 7.5 centimetra nga pjesa e prapme e një personi, i cili para tre vjetëve ishte përfshirë në një rrahje, bëjnë të ditur mediat kanadeze. Kanadezi, Billy McNeely tha se ndjente dhimbje, por nuk ishte në dijeni se mbrapa në shpinë ka një pjesë të madhe të tehut të thikës. "Vitin e kaluar kaluar kur isha në burg kisha probleme me detektorin, që saherë kaloja ka sinjalizuar se kam metal në trup," tha McNeely. Billy McNeely tha për mediat se ka menduar në lidhje me mundësinë për të nisur një padi kundër mjekëve.

No comments:

Post a Comment