Monday, March 25, 2013
Ali Ahmeti feston me këngë e çifteli fitoren e Kërçovës
Kandidati i BDI-së për Kërçovën, Fatmir Dehari, mbrëmë falënderuar të gjithë mbështetësit e tij për fitoren e siguruar kundrejt kandidatit të përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së në zgjedhjet lokale në vend.
Dehari felenderoi veçanërisht mërgimtarët, të cilët kanë ardhur nga çdo pjesë e rruzullit për t'i dhënë mbështetje atij në betejën e vështirë për Kërçovën.
"Falënderoj bashkatdhetarët tanë nga çdo pjesë e botës që erdhën dhe na ndihmuan në mënyrë dinjitoze, votuan në mënyrë dinjitoze dhe u kthyen në mënyrë dinjitoze në vendet e tyre të punës. Falënderoj popullin e Kërçovës, aktivistët dhe të gjithë qytetarët. Falënderoj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për guximin dhe mbështetjen që më ka dhënë në këtë betejë. Falënderoj të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Dehari, pas lajmit se ai është përfundimisht fituesi i garës zgjedhore.
Pas fitores së BDI-së, në Kërçovë kryesuesit e kësaj partie kanë festuar me këngë e çifteli, së bashku me liderin e tyre Ali Ahmetin.|almakos|
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment