Wednesday, March 27, 2013

Steven Gerrard believes Wayne Rooney can inspire World Cup qualification despite second half surrender in Podgorica

England captain Steven Gerrard hailed the performance and discipline shown by Wayne Rooney in Montenegro, despite a second half surrender in Podgorica that cost England the chance to go top of their group, with the Manchester United forward still England's best hope of securing automatic qualification for next year's World Cup finals. Rooney scored for the fourth successive qualifier in last night's 1-1 draw - the first England player to achieve that feat since David Beckham 10 years ago. The Manchester United striker had been sent off on his last appearance in the stadium 17 months ago but his behaviour ensured a repeat was never likely to happen. Gerrard said: ''Wayne is a fantastic player and a great goalscorer. If the lads in the team can create the service for Wayne, we know he will score goals. ''He also deserves credit for that goalscoring record. Hopefully he will get more goals and fire us to the World Cup. ''I also thought his behaviour was magnificent. He had been on the agenda in the press all week with people wondering how he was going to behave.

Si do t’ju dukej nëse do t’ju kalonte pranë një aeroplan (Video)

Një grup aventuristësh të quajtur “Those Crazy Texans” kanë xhiruar një video mjaft interesante, të cilën e kanë hedhur në YouTube. Në video shihet njëri nga anëtarët e grupit teksa vozit një motor nëpër pistë, të cilit ia ka ngritur dy rrotat e para, ndërkohë që pranë tij afrohet një aeroplan me shpejtësi të madhe…

Pyetjet më të çuditshme që bëhen në intervista për punë

Kërkimi për punonjësin më të mirë, ka kapur ekstremet e tij. Pyetjet që po i bëhen kandidatëve në më të shumtën siç do të shikoni edhe më poshtë, nuk kanë lidhje direkte me vendin kandidat por as nuk janë të nevojshme për të dhënë përgjigje. Megjithatë duket se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të tilla intervista janë shtuar shumë. Ca më shumë edhe pyetjet e sikletshme që bëjnë, duke pritur gjithsesi përgjigjen pavarësisht absurdit që i përshkon. Punëdhënësit e kanë një shpjegim për këtë përpjekje të re. Ata pohojnë se tregu u punës është zvogëluar, kriza ekonomike është zgjeruar më shumë, paratë janë bërë më të kursyera për t’u shpenzuar, numri i personave që punësohen është reduktuar, për më tepër, është rritur numri i personave që merren në punë për të pasur më shumë ngarkesë, më shumë kompetenca dhe më shumë mbulim punësh në kompanitë që punësohen.
 Ndiqni më poshtë pyetjet më të çuditshme të cilat janë nxjerrë nga përmbledhjet e intervistave për punësim të një kompanie amerikane.
 Cili është emri i profilit tënd në Facebook?
Po fjalëkalimi cili është?
 Kush personazh i famshëm të pëlqen më shumë dhe kush nga këto VIP do të doje të ishte prindi yt?
 Nëse do të ishe një pajisje për kuzhinë, cila prej tyre do të doje të ishe?
 Kush është kënga më e dashur për ty. Pa na e këndo një herë…
 A keni vjedhur ndonjëherë stilolaps?
 Në një botë të përkryer si besoni se do të komunikonin njerëzit mes tyre. Cila gjellë është specialiteti yt? (Intervista nuk ka asnjë lidhje me gatimin) Si do ta orientonit një person që të gatuajë një omëletë? (Intervista nuk ka asnjë lidhje me gatimin)
 Llogaritni përafërsisht se sa dritare janë në New York City…
 Sa gradë është këndi që tregojnë akrepat e orës, kur është ora 11:50 E pra disa nga këto pyetje edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me intervistën e vendit të punës, duket se janë praktikë e përdorur shpesh nga intervistuesit. Janë pyetje grackë që fshehin një kurth i cili bëhet me qëllim nga intervistuesit, për të kuptuar se sa përvojë pune kanë personat kandidatë, sa është e frytshme kjo përvojë që kanë pasur, si është komunikimi i tyre në çdo kohë dhe çdo rast dhe si përballen ata me këto raste

Ja prej nga i sulmon ushtria kineze kompjuterët e SHBA

Që kur gazeta “The New York Times” bëri të ditur se po sulmohet nga hakersat kinezë, dyshimet kanë rënë mbi qeverinë kineze. Sulmet e kinezëve mbi kompjuterët e kompanive, por edhe të vetë qeverisë amerikane, janë shpeshtuar kohët e fundit. Por qeveria e Kinës ka mohuar që të ketë gisht në këtë rast. Megjithatë, një firmë sigurie në Amerikë, ka arritur të gjurmojë se prej nga vijnë mijëra sulme kibernetike në SHBA dhe rezulton se ato vijnë nga një godinë e vetme, në të cilën ndodhen zyrat qendrore të një njësie elitare ushtarake kineze, të quajtur “Skuadra e komenteve”. Gazeta “The New York Times” raporton se ajo që është më alarmuese, është se ushtria kineze ka ndërmarrë sulme në rrjetet kompjuterike që kontrollojnë gazsjellësit, energjinë elektrike, ujësjellësit e të tjera pika kyçe të infrastrukturës në vend. Kjo njësi kineze ka arritur të thyejë kodet e sigurisë dhe në agjencitë e inteligjencës në SHBA dhe tek kontraktorët ushtarakë. Qeveria kineze sërish mohon se këto sulme janë të organizuara prej tyre, duke theksuar se thyerjet kibernetike janë të dënueshme me ligj. Disa kritikë akuzojnë presidentin Obama se nuk po u përgjigjet kinezëve, pavarësisht se këto sulme dhe vjedhje kibernetike po i kushtojnë ekonomisë amerikane miliarda dollarë në vit.

Ky njeri rrezikon jeten per te kapur lepuj me gjarperinj helmues (Shiko Videon)

Një person ka kapur lepuj me gjarpërinj helmues. Andrevv Ucles nga Australia sipas mediave e rrezikon jetën e vet për të kapur një lepur në mënyrë sa më sakrifikuese dhe argëtuese për të.Ai kërkon të kapë një lepur me ndihmën e gjarpërinjve helmues. Australia është e njohur si vend me shtazët më të rrezikshme në botë, ku jetojnë një numër i gjarpërinjve shumë helmues. Duke qenë se i pëlqejnë aventurat, Andrevv kishte vendosur të kapte një prej lepujve me dinak në botë dhe atë në mënyrën më të pazakonshme që ekziston.Ky djalosh, me këtë rast, ka shfrytëzuar dinakërinë dhe me gjarpër helmues ishte përpjekur të kapte lepurin. Se sa ka pasur ai fat, shikojeni në video-materialin e postuar në vijim.

Ky burrë ia nxori namin e zi në internet kunatës

Një amerikan ka vendosur t’ia nxjerrë namin e zi kunatës së tij. Pasi kishin gatuar shumë ushqim për Ditën e Falenderimeve, ai dhe gruaja e tij i dhanë kunatës një tavë me patatet që kishin tepruar. Katër muaj më vonë, kunata ia ktheu tavën, bashkë me … patatet. Atëherë amerikani i bëri një foto dhe e postoi tavën në faqen sociale Reddit. Miliona njerëz e kanë parë foton brenda pak orësh. Burri që postoi foton thotë se ai është mësuar me këto gjëra dhe e pastroi vetë tavën. Jeta me katër fëmijë e ka bërë atë të përballojë shumë gjëra. Por i pyetur nga përdoruesit e Reddit, ai thotë se kunata e tij është e re dhe e papërgjegjshme. “Ajo ka dëshirë që të tjerët të pastrojnë gjërat që bën pis ajo,” tha ai. Mesa duket, kunata e kishte harruar tavën në bagazhin e makinës së saj përgjatë gjithë kohës.

Kanë ndryshuar kohërat, tani propozojnë femrat martesë (VIDEO)

Një femër befasoi të dashurin e saj, që kishte qenë për dy vite larg në një mision kishtar, kur përgatiti një propozim martese surprizë. Amerikani Austin Spitler u habit kur pa miqtë dhe familjen e tij duke performuar një kërcim sipas këngës së Bruno Mars “Marry Me”. Më pas e dashura e tij, Brittany Jones, u ul në gjunjë, nxori një kuti me unazën e fejesës brenda dhe e pyeti: “A do martohesh me mua?”. Dhe ai tha po.