Wednesday, March 27, 2013

Moderatorja në KTV bjen në pozitë tejet te veshtirë ne emision LIVE (video)

Ilir Bokshi bëhet aq nervoz në emisionin Ekspress sa që e detyron ta nderpren programin modeartorën.Duket qe moderatorja vihët në një pozitë te pa lakmueshme ,por pa kthim. Shiko videon për më shumë

Ja pse meshkujt s’duhet të përdorin shampo femrash (VIDEO)

Reklama më e fundit e Dove shërben si një paralajmërim për meshkujt se përse ata nuk duhet të përdorin shampo femrash. Duke ironizuar reklamat e zakonshme për shampot e femrave, Dove reklamon shampon e meshkujve, duke nxitur në një farë mënyre që meshkujt të jenë më mashkullorë. Reklama është përgatitur nga agjencia Ogilvy në Brazil.

Fiton në loto 338 milionë dollarë, “mbetet” i njëjti”

Emigranti, pronar i një shitoreje në New Jersy, i cili gjatë vikendit të kaluar ka fituar 338,3 milionë dollarë në lotarinë “Powerball Jackpot”, ka thënë se “do të mbeten i njëjtë në zemër edhe pse është bërë milioner”. Pedro Kezada, 44, ka festuar tiketën fituese të cilën e kishte blerë të shtunën, duke mbajtur një konferencë shtypi në selinë e lotarisë në New Jersy. Domenikani tiketin e kishte blerë në të njëjtin shitore në Pasaik, ku rregullisht ka blerë tiketa dhe birra. “Jeta do të më ndryshojë, por unë në zemër do të mbetem i njëjti”, ka thënë babai i 5 fëmijëve, transmeton AFP. Nëse Kezada vendos që të tërheq tërë shumën e parave të fituara, pas tatimimit do të shkonte në shtëpi me 152 milionë dollarë. Lotaria Pauerboll luhet në 42 shtete të Amerikës, ndërsa fitimi i Kezadës është i katërti për nga madhësia në historinë e kësaj loje e cila zhvillohet që nga viti 1992.

Vogëlushi i talentuar që të lë pa fjalë në bateri (video)

Youtube dhuron në mënyrë të përditshme fenomene të diskutueshëm, por edhe tepër kurioze, siç është rasti i këtij fëmije me një talent të pabesueshëm muzikor. Ai është vetëm 6 vjeç, por e ka shumë të zhvilluar ndjenjën e ritmit. E ja ku vjen duke i rënë baterisë "live" në mënyrë tepër befasuese./Indeksonline/

Njihuni me banesën më të shtrenjt në botë

Banesa më e shtrenjtë në botë në vitin 2014 do të gjindet në tregun e patundshmërive, ndërtohet në Monako, kurse vlerësimet e para rreth çmimit arrijnë deri 300 milion euro. Banesa më luksoze në botë do të ndërtohet në kullën Odeon. Banesa është në më shumë nivele me një sipërfaqe prej 3300 metër katrorë me një pishinë të madhe. Kulla në të cilën ndërtohet banesa luksoze është e gjatë 170 metra, e ndërtuar me stilin e "Belle Epoque" në fillim të shekullit 20./albtime/

Lajmi për "Maturantin fatlumë", mori një fund të hidhur

Lajmi për "Maturantin fatlumë ", mori një fund të hidhur. Tinejxheri 17 vjeçar që gjeti një ide shumë interesante për të ftuar si shoqëruese për maturën e tij aktoren tepër tërheqëse Kate Upton , mori përgjigje negative. Jake Davidson, nëpërmjet videos së tij i kërkoi aktores që ta shoqërojë në mbrëmjen e maturës për datën 19 maj. Aktorja i dha një fije shpresë duke postuar në profilin e saj zyrtarë në Twitter se gjoja një ofertë e tillë nuk refuzohet dhe do ta shqyrtojë agjendën e saj për datën në fjalë. Por e gjithë tentativa i shkoi huq. Aktorja i dërgoi përgjigje negative duke i thënë se oferta e tij refuzohet për arsye të agjendës së saj të zënë. Sodoqoftë, Jake Davidson edhe përkundër kësaj përgjigje u bë i famëshëm me ofertën e tij./albtime

Shqiptarit nuk i japin rrogën ne Zvicerr, ja çfarë i bën shefit (Foto)

Shqiptarët reagojnë nëse shefi ua bën për borxh. Një emigrant shqiptar në Zvicër, shefit të tij i ka shtypur makinën me buldozer. Punëtori shqiptar në Zvicër, ka shtypur makinën e shefit të tij, pasi ai nuk i paguante rregullisht pagën mujore. Lajmi ka ngjallur aq shumë popullaritet sa që është përhapur në të gjitha faqet zvicrane të internetit.Në Zvicër ende nuk është bërë i ditur identiteti i emigrantit shqiptarë ,i cili u bë protagonist i kësaj ngjarëje.